Verë e kuqe Kallmeti

Kallmet Prestigj 2019 - 15% vol. - Kantina KALLMETI - Gold medal

Lista e cmimeve €27,00
Lista e cmimeve Çmimi me zbritje €27,00
Ne shitje I lodhur
mezemer icon product
Përshkrim
Verë e kuqe e thatë e vjetëruar.
Informacioni i produktit
Përshkrim

Verë e kuqe e thatë e vjetëruar.

Origjina (Zona e prodhimit): Vetëm nga Zona e Kallmetit, jo më larg se 5 km nga vendndodhja e kantinës, në Kallmet të Lezhës. Ekskluzivisht nga vreshta të përzgjedhura të zonës së ashtuquajtur “CRU”.
Varieteti i Rrushit: 100 % Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar në vreshtat e Kallmetit të destinuara për këtë verë nuk kalon 50 Kv/Ha. Vjelja bëhet e vonë, atëherë kur rrushi është tejpjekur dhe sapo ka filluar të rrudhoset në hardhi.
Tradita: Diferencimi i verës së kuqe ne dy versionet: “Kallmet” (bazë) dhe “Kallmet Prestigj” nuk është aplikuar më përpara por është prodhuar e unifikuar. Ky diferencim është realizuar duke filluar nga viti 2010 në Kantinën Kallmeti, duke parë karakteristikat superiore të rrushit Kallmet, të prodhuar ekzluzivisht në disa vreshta në terrene zallore të fshatit Kallmet.
Konsulenca enologjike: Ofrohet nga SEA (Studio Enologico Associato), Itali. Rrushi vilet me dorë dhe
në fazë të tejpjekur dhe bëhet seleksionim shumë i kujdesshëm. Fermentimi bëhet në temperaturë të kontrolluar. Kjo verë është stazhonuar 12 muaj në enë inoksi, më pas 12 muaj në fuçi lisi francez dhe 12 muaj ne shishe përpara daljes në treg.
Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike: Paraqitet me ngjyrë gurëgjak, e shprehur dhe e larmishme ku spikatin aromat e tipike të varietetit, mjaftueshëm tanike, e plotë ne trup dhe e ekuilibruar.
Dallohen karakteristikat e këndshme të tejpjekjes duke dalë në pah edhe aroma dytësore dhe tretësore. Grada alkolike në varësi të vitit të prodhimit varion në 14-15 % Vol.
Këshilla e somelierit: Përshtatet mirë me antipasta sallamrash të stazhonuar, pasta me mish të grirë, mishra të kuq të pjekur në furrë dhe gatime kërpudhash. Temperatura e këshilluar e shërbimit: 16 -
18°C.

 

 

Vera jonë Kallmet Prestigj është një kampion i vërtetë!

Në vitin 2023, iu dha çmimi prestigjioz Berliner Gold në Berliner Wine Trophy, konkursi më i madh ndërkombëtar i verërave OIV në botë.
Kallmet Prestigj ka siguruar edhe Medaljen e Bronzit në çmimet prestigjioze Decanter World Wine Awards 2023 kundrejt 18,250 aplikimeve nga 57 vende.

Rreth prodhuesit
mezemer icon product
“Kallmeti” Sh.PK është themeluar në vitin 2006. Ky është një biznes familjar i krijuar nga tre vëllezër aksionarë nga fshati Kallmet. Aktivitetet kryesore janë prodhimi dhe tregtimi i tre produkteve: Verë, Raki (distilim rrushi shqiptar) dhe vaj ulliri. Vitin e parë të aktivitetit prodhohen vetëm 5000 litra verë. Që në vitin e parë të aktivitetit kapaciteti prodhues është rritur me rreth 20-30 % çdo vit deri në vitin 2019 dhe më pas duke mbajtur disi një nivel konstant. Cilësia e produkteve është përmirësuar vazhdimisht, falë ekspertizës profesionale enologjike italiane, të ofruar nga Enological Group i ngarkuar nga Prof. Luigi Costantini. Kultivari i rrushit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet rrushi kultivohet në dy rajone, Lezhë dhe Shkodër (Shqipëria në veriperëndim). Kultivari i ullirit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet ulliri kultivohet kryesisht në fshatin Kallmet dhe fshatrat përreth në rajonin e Lezhës (Shqipëria në veriperëndim). Të gjitha pemët e ullirit të kësaj varieteti janë të vjetra. Një pjesë e këtij varieteti ulliri përdoret rreth 40 % edhe kultivarë të tjerë ndërkombëtarë: Lecino, Frantoio (italisht) dhe Arbequino (spanjisht). Janë rreth 2500 pemë ulliri të të gjitha varieteteve të lartpërmendura në pronësi të Kallmeti L.t.d. Në fshatin Kallmet ka më shumë se 20000 pemë ulliri gjithsej Veraria Kallmeti ka rreth 10 hektarë vreshta në fshatin Kallmet, por gjithashtu blen rrushin Kallmet nga më shumë se 50 vreshtarë të vegjël vendas nga Kallmeti dhe fshatrat përreth.
Lexo më shumë
You may also be interested in...