Verë e kuqe Kallmeti

Kallmet Klasik 2020 - 14% vol. - Kantina KALLMETI

Lista e cmimeve €19,60
Lista e cmimeve Çmimi me zbritje €19,60
Ne shitje I lodhur
mezemer icon product
Përshkrim
Verë e Kuqe Kallmet (version bazë).
Informacioni i produktit
Përshkrim

Verë e Kuqe Kallmet (version bazë). 

Origjina (Zona e prodhimit): Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, në një gjatësi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantinës Kallmeti.
Varieteti i Rrushit: 100 % Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës dhe i përhapur kryesisht në rrethet e Lezhës dhe Shkodrës. Rendimenti mesatar në vreshtat është 50-60 Kv/Ha.
Tradita: Kultivimi i ketij varieteti rrushi dhe vera e prodhuar prej tij janë trashëguar falë famullive dhe familjeve verëprodhuese të zonës, të cilat, e kanë bërë të famshëm këtë varietet në të gjitha epokat historike.
Konsulenca enologjike: Ofrohet nga SEA (Studio Enologico Associato), Itali. Fermentimi bëhet në
temperaturë të kontrolluar. Kjo verë është stazhonuar 10 muaj në enë inoksi, më pas 6 muaj në fuçi lisi francez dhe 4-6 muaj në shishe përpara daljes në treg.
Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike: Paraqitet me ngjyrë gurëgjak, e shprehur dhe e
larmishme ku spikatin aromat e freskëta tipike të varietetit, mjaftueshëm tanike, e plotë ne trup dhe e
ekuilibruar. Grada alkolike në varesi te vitit të prodhimit varion në 13–13.5 % Vol.
Këshilla e somelierit: Përshtatet mirë me antipasta sallamrash të stazhonuar, pasta me mish të grirë,
mishra të kuq të pjekur në furrë dhe gatime kërpudhash. Temperatura e këshilluar e shërbimit:
16-18°C.

Rreth prodhuesit
mezemer icon product
“Kallmeti” Sh.PK është themeluar në vitin 2006. Ky është një biznes familjar i krijuar nga tre vëllezër aksionarë nga fshati Kallmet. Aktivitetet kryesore janë prodhimi dhe tregtimi i tre produkteve: Verë, Raki (distilim rrushi shqiptar) dhe vaj ulliri. Vitin e parë të aktivitetit prodhohen vetëm 5000 litra verë. Që në vitin e parë të aktivitetit kapaciteti prodhues është rritur me rreth 20-30 % çdo vit deri në vitin 2019 dhe më pas duke mbajtur disi një nivel konstant. Cilësia e produkteve është përmirësuar vazhdimisht, falë ekspertizës profesionale enologjike italiane, të ofruar nga Enological Group i ngarkuar nga Prof. Luigi Costantini. Kultivari i rrushit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet rrushi kultivohet në dy rajone, Lezhë dhe Shkodër (Shqipëria në veriperëndim). Kultivari i ullirit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet ulliri kultivohet kryesisht në fshatin Kallmet dhe fshatrat përreth në rajonin e Lezhës (Shqipëria në veriperëndim). Të gjitha pemët e ullirit të kësaj varieteti janë të vjetra. Një pjesë e këtij varieteti ulliri përdoret rreth 40 % edhe kultivarë të tjerë ndërkombëtarë: Lecino, Frantoio (italisht) dhe Arbequino (spanjisht). Janë rreth 2500 pemë ulliri të të gjitha varieteteve të lartpërmendura në pronësi të Kallmeti L.t.d. Në fshatin Kallmet ka më shumë se 20000 pemë ulliri gjithsej Veraria Kallmeti ka rreth 10 hektarë vreshta në fshatin Kallmet, por gjithashtu blen rrushin Kallmet nga më shumë se 50 vreshtarë të vegjël vendas nga Kallmeti dhe fshatrat përreth.
Lexo më shumë
You may also be interested in...