Shijoni shijen e vërtetë të Shqipërisë me vajin tonë organik ekstra të virgjër Kallmeti Premium. Ky vaj ulliri ekstra i virgjër, i prodhuar ekskluzivisht me ullinj organikë të rritur në rajonin e Kallmetit dhe fshatrat përreth, përfaqëson traditë dhe mjeshtëri shekullore në prodhimin e vajit shqiptar.
Origjina: Një vaj autentik nga zemra e Shqipërisë
Ullinjtë tanë vijnë nga Kallmeti dhe fshatrat më pak se 30 km nga kantina jonë. Kjo afërsi siguron freski dhe cilësi në çdo pikë. Zona e Kallmetit është një vend shumë e njohur për prodhimin e ullinjve me cilësi të lartë për shkak të mikroklimës së veçantë dhe cilësise së tokës.
Varietetet e ullinjve: Më të miret e Ullinjve Vendas
Vaji ynë përbëhet nga 70% ullinj të varietetit Kallmet, një perlë e biodiversitetit shqiptar dhe 30% nga varietete të tjera vendase. Ky kombinim siguron një harmoni shijesh dhe një aromë të këndshme.
Tradita: Një trashëgimi brezash
Familjet e Kallmetit praktikojnë brez pas brezi kultivimin e pemëve të ullirit me metoda tradicionale dhe miqësore me mjedisin. Kjo traditë pasqyrohet në çdo shishe Kallmeti, duke lidhur përvojën shekullore me një përkushtim ndaj cilësisë. Ullinjtë zgjidhen me dorë midis tetorit dhe nëntorit për të ruajtur freskinë maksimale.
Mënyra e prodhimit: Shtypja e ftohtë për një shije të pakrahasueshme
Ullinjtë, menjëherë pas vjeljes, dërgohen në fabrikën tonë të vajit për përpunim të ftohtë duke përdorur metodën Pegasso 500, e cila është një sistem ndarjeje moderne centrifugale. I gjithë procesi nga kultivimi dhe prodhimi mundëson ruajtjen e vetive ushqyese dhe organoleptike të ullirit, i cili ruan ngjyrën karakteristike të gjelbër dhe aromën e fortë në vajin tonë organik ekstra të virgjër të ullirit.
Karakteristikat organoleptike: Një vaj me cilësi të lartë
Kallmeti Premium vjen në një ngjyrë të gjelbër të ndezur me një aromë të freskët frutash ulliri. Shija është e balancuar me djegësi të lehtë, e përkryer për të shoqëruar sallata, perime të pjekura në skarë, peshk dhe varietete të tjera të pjatave mesdhetare. Çdo pikë vaji kontrollohet në laboratorin e ISUV për të garantuar cilësinë dhe pastërtinë maksimale.
Përfitimet shëndetësore: Natyrale dhe ushqyese
Duke qenë i pasur me antioksidantë dhe yndyrna naturale, vaji ynë ekstra i virgjër i ullirit kontribuon në një djetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Është një aleat i shkëlqyeshëm për të mbajtur zemrën në formë të mirë, por madje përmirëson mirëqenien e përgjithshme, falë vetive të tij anti-inflamatore dhe anti-plakje.
Rekomandim nga Sommelier dhe Dietist
Vaji më i mirë i ullirit i prodhuar në Shqipëri: sjell shijen e kopshtit. Gjithashtu, do të nxjerrë në pah shijen e sallatave të freskëta, gatimeve të peshkut dhe recetave tradicionale shqiptare; vaji i ullirit është cfarë nevojitet kur kërkon një përbërës cilësor të përsosur për kuzhinën e tij.