Pulëz Rroshnik 2018 nga Kantina Uka është një verë e bardhë shqiptare shumë e rrallë dhe e jashtëzakonshme, e prodhuar nga varieteti i rrushit Pulëz me origjinë nga zona e Beratit dhe më konkretisht nga fshati Roshnik, i konsideruar si zona më e vjetër e origjinës së këtij rrushi të veçantë. Ndodhet në një pyll 600 metra mbi nivelin e detit, ku për dekada rrushi rritej lirshëm dhe konsumohej kryesisht nga derrat e egër të cilët e preferonin si ushqimin. Hardhitë e Pulëzit rriteshin në natyrë, duke u ngjitur në pemë përpara se vendasit të fillonin t'i vjelin, duke i dhënë kësaj vere një trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore.
Profili i aromave dhe shijeve
Pulëz Rroshnik 2018 ka një ngjyrë floriri intensive me një profil shije shumë të gjallë dhe të freskët të frutave të bardha. Struktura e saj ësht perfekte për një vjetërim të mirë, duke zhvilluar gjithnjë e më shumë kompleksitet me kalimin e viteve. Ekuilibri i përsosur midis frutave dhe aciditetit e bën verën perfekte me pjata të lehta.
Metoda e prodhimit
Rrushi i Pulëzit është mbledhur me dorë nga një vresht i vogël pyjor. Pas vjeljes, transporti i këtij rrushi kryhet në kuti 20 kg në kushte të ftohta për të ruajtur freskinë e tyre. Pas shtypjes, rrushi fermentohet në temperatura të kontrolluara për 12-15 ditë; më pas, batonazh për 1 muaj dhe për 1 vit reshje natyrale në depozita inoks. Pas filtrimit, bëhet mbushja në shishe në mënyrë që vera të dalë absolutisht e pastër.
Sugjerime për temperaturën dhe servirjen
Pulëz Roshnik 2018 është i shquar si shoqërues i pjatave me peshk dhe prodhime deti ose makaronave. Është një zgjedhje e shkëlqyer për t'u kombinuar me një gamë të gjerë pjatash që vijnë nga dieta mesdhetare. Kjo verë duhet të shërbehet në 12°C, sepse freskia dhe shijet e saj delikate do të shkojnë mirë me shumë ushqime më të lehta.
Prodhimi i kufizuar
Prodhuar vetëm 5000 shishe në vit, kjo është padyshim një verë që çdo entuziast i varjeteteve vendas dhe vreshtarisë natyrore duhet ta provojë.