Prodhuesit

RRETH KALLMETIT:


Kallmeti është një zonë kryesisht kodrinore ku fusha e Zadrimës lidhet në harmoni me malin e Velës. Ndodhet 11 km nga qyteti i Lezhës, 18 km nga bregdeti i Shëngjinit dhe 55 km nga Tirana. Njihet si një zonë me traditë të hershme të kultivimit të rrushit.

Kantina Kallmeti u themelua në vitin 2006 falë pasionit të vëllezërve Gjini për verën dhe dashurisë së tyre për tokën ku ata jetojnë, në zemër të vendlindjes së tyre, Kallmet, pas së cilës rrushi mori emrin.


Qëllimi kryesor i kantinës është të prodhojë verën më të mirë Kallmet, të rrisë sasinë dhe të përmirësojë cilësinë vit pas viti. Nga një prodhim prej 50 hl verë në vitin 2007, kantina është rritur vit pas viti.

Vera prodhohet tërësisht nga rrushi Kallmet, i kultivuar në zonën e origjinës, në Kallmet dhe fshatrat përreth.