Verë e kuqe Alimani

Shesh i zi 2021 - 13,5% vol. - Kantina ALIMANI

Lista e cmimeve €21,70
Lista e cmimeve Çmimi me zbritje €21,70
Ne shitje I lodhur
mezemer icon product
Përshkrim
Një përkushtim i veçantë i është dhënë variatit autokton të rrushit Shqiptar siç është Sheshi i Zi, pasi jemi të bindur që ky variatet ka potencialin e duhur, i cili me një përkujdes maksimal të ofroje verë konkuruese me ata të prodhuara nga prodhues të huaj.
Informacioni i produktit
Përshkrim

Një përkushtim i veçantë i është dhënë variatit autokton të rrushit Shqiptar siç është Sheshi i Zi, pasi jemi të bindur që ky variatet ka potencialin e duhur, i cili me një përkujdes maksimal të ofroje verë konkuruese me ata të prodhuara nga prodhues të huaj. Ne përzgjedhim rrushin me shume kujdes nga vreshtat më të mira në kodrat rreth zonës së Durrësit, ku ekspozimi dhe vendosja së bashku me tokën janë thelbësore për pjekjen e tyre të përsosur. Përmes vëmendjes së duhur dhe teknikës së përshtatshme të fermentimit arrijmë të kemi një verë të kompletuar,të plotë dhe të shoqeruar me aromat karakteristike te variateti.

Kjo verë është rezultat i një përzgjedhje të rrushit Shesh i Zi, të një cilësie tepër të lartë, të perzgjadhur me kujdes dhe të vjelë me dore. Fermenti kryher për rreth 15 dite në ene inoksi dhe në temperatura të kontrolluara.

Sheshi i Zi (Variatet Autokton) i zonës Çizmeli, Durrës. Variatet që ka prodhuar një verë me ngjyre rubini dhe aroma të qarta të frutave të kuqe të tejpjekura. Preferohet të konsumohet në temperaturen 18-20 oC, kryesisht me mishra të pjekur dhe djathëra të stazhionuar. Ruhet në vende me pak dritë dhe temperature normale ambienti.

Rreth prodhuesit
mezemer icon product
"Kantina Alimani", një punishte vere në pronësi familjare, ndodhet në Tiranë. Ajo u themelua në vitin 2016 nga dy vëllezërit Rezart dhe Erjon, me mbështetjen e vazhdueshme të babait të tyre Ramazan. Ramazan dhe Rezart Alimani po kthehen në Shqipëri pas eksperiencës së tyre në Itali në një nga kantinat më prestigjioze të Romës, Poggio Le Volpi. Ramazani mbërriti në këtë kantinë në vitin 2001, duke u kujdesur për punë të ndryshme në vreshta. Pesë vjet më vonë, Rezart iu bashkua atij. Marrëdhënia e ngushtë që kishte me gjyshin e tij Kasem Kaleci - Agronom, ushqeu tek ai një dashuri të madhe për natyrën. Sapo mbërriti në Romë në vitin 2006, Rezarti u përfshi menjëherë në punën dhe proceset brenda kantinës. Dashuria e tij për punën dhe pasioni për verën u përkthyen në kantinë e tyre, e re në emër, por e pasur në përvojë.
Lexo më shumë
You may also be interested in...