Rreth kantina Herta:
Kantina Herta nuk është tjetër veçse Kantina e familjes Hamdi Osmani. Krijuar nga kjo familie, ajo nisi prodhimin pasi kishte krijuar një sipërfaqe prej 4,5 hektarësh vresht në Maminas e rrethina, sipërfaqe të cilën e ka çuar deri në 6 hektarë. Teknologjia e saj italiane “Della Tofolla” i jep mundësinë asaj të prodhojë verëra të cilësisë së lartë dhe të jetë një konkuruese e denjë në tregun e verërave shqiptare. Me llojet e kultivarëve si Merlot, Trebiano, Toscano, Kabërnet, etj., Herta ka krijuar produkte mjaft interesante si Bukuroshja e Maminasit, Merlot Dyrrah, Kabërnet Savinjon, Merlot Trebiano etj. Mirëpo Kantina Herta nuk është thjesht çështje e një produkti të mirë por e një filozofie që shkon drejt shijimit të natyrës, peisazhit, ushqimeve të pastra pranë natyrës. E vendosur në një zonë mjaft të bukur të Durrësit, rrugës që ju çon për tek Gjiri i Lalëzit dhe Kepi i Rodonit, pranë liqeneve-rezervuare të Karrecit, ambientet rreth kantinës ju ofrojnë mundësinë ideale për të shijuar një gotë verë në natyrë, shoqëruar me produktet e shijshme të zonës.
Lexo më shumë