Albanian
English
Italian
Rakia e Shefit Dod është një homazh për themeluesin e Kantinës Herta dhe tradites shqiptare, duke ndërthurur mjeshtërinë tradicionale me një proces unik vjetërimi te rakisë. Duke marrë frymëzim nga whisky në thellësinë dhe kompleksitetin e tij, kjo raki e veçon veten përmes përgatitjes së saj natyrale dhe tradicionale.
Prodhimi dhe Karakteristikat
Kjo raki distilohet duke përdorur metoda tradicionale nga rrushi i kultivuar në rajonin e Durrësit. Klima bregdetare, me temperaturat e saj të balancuara, ndikojn në cilësinë e lartë të procesit të distilimit të rrushit. Pas distilimit, Rakia i nënshtrohet një procesi të zgjatur vjetërimi, duke e lejuar atë të zhvillojë një profil të jashtëzakonshëm shijeje. Rezultati është një pije që pasqyron kompleksitetin e whisky't të vjetëruar, por që ruan thelbin e traditës shqiptare.
Aromat dhe shijet
Procesi i vjetërimit i jep Rakisë së Shefit shtresat komplekse të shijes. Në shije, prisni një buqetë të fortë dhe aromatike, me nuanca lisi, fruta të pjekura dhe erëzash.
Sugjerime për temperaturën dhe servirjen
Kjo raki mund te shijohet si digjestiv ose e shoqëruar me mish të pjekur në skarë, djathëra të fortë, fruta të thata. Karakteri plot trup e bën atë një zgjedhje të përsosur për t'u shijuar ngadalë në shoqëri të mirë.
CHOOSE 3 MORE PRODUCTS FOR 5% DISCOUNT
Shesh i Bardhë 2021 është një verë shqiptare...
CHF 22.80
Merlot 2020 nga Cantina Duka është një verë...
CHF 19.40
Cabernet Sauvignon 2021 nga Kantina Duka është një...
CHF 22.80
Controlla bene i dati inseriti: informazioni errate possono generare una fattura non corretta.
Controlliamo solo che il formato sia corretto, non la reale validità della partita IVA: verifica che il dato sia giusto.