Alimani
"Kantina Alimani", një punishte vere në pronësi familjare, ndodhet në Tiranë. Ajo u themelua në vitin 2016 nga dy vëllezërit Rezart dhe Erjon, me mbështetjen e vazhdueshme të babait të tyre Ramazan. Ramazan dhe Rezart Alimani po kthehen në Shqipëri pas eksperiencës së tyre në Itali në një nga kantinat më prestigjioze të Romës, Poggio Le Volpi. Ramazani mbërriti në këtë kantinë në vitin 2001, duke u kujdesur për punë të ndryshme në vreshta. Pesë vjet më vonë, Rezart iu bashkua atij. Marrëdhënia e ngushtë që kishte me gjyshin e tij Kasem Kaleci - Agronom, ushqeu tek ai një dashuri të madhe për natyrën. Sapo mbërriti në Romë në vitin 2006, Rezarti u përfshi menjëherë në punën dhe proceset brenda kantinës. Dashuria e tij për punën dhe pasioni për verën u përkthyen në kantinë e tyre, e re në emër, por e pasur në përvojë.