Vaj ulliri ekstra i virgjër Kallmeti

Vaj ulliri Ekstra i virgjër - 1L - KALLMETI

Lista e cmimeve €16,10
Lista e cmimeve Çmimi me zbritje €16,10
Ne shitje I lodhur
mezemer icon product
Përshkrim
Vaj Ulliri, ekstra i virgjër.
Informacioni i produktit
Përshkrim

Vaj Ulliri, ekstra i virgjër.
Origjina (Zona e prodhimit): Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, në një gjatësi gjeografike jo më
larg se 30 km nga vendndodhja e Kantinës Kallmeti.
Varietetet e ullirit: 70 % Ullinj Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën
e origjinës, dhe 30 % varietete të ndryshme.
Tradita: Kultivimi i varietetit të ullirit Kallmet dhe vaji i prodhuar prej tij janë trashëguar nga të gjitha familjet e zonës, si për konsum familjar ashtu edhe për treg. Të gjitha familjet e zonës e kanë këtë varietet dhe kanë prodhuar vajin me metoda tradicionale të shtypjes me këmbë ose me mullinj guri. Përveç këtij varieteti autokton në zonë janë kultivuar edhe varietete të tjera shqiptare dhe të huaja.
Metoda e prodhimit: Pas vjeljes në një periudhe më të hershme që është fundi i muajit Tetor dhe gjysma e parë e muajit Nëntor, ullinjtë dërgohen në fabrikën e vajit që është me metodën e përpunimit në të ftohtë dhe me ndarje centrifugale të vajit. Modeli Pegasso 500 e markës OMT (Officcine Mechanice Toscane). Ullinjtë përzgjidhen me kujdes për të përftuar vaj ekstra të virgjër. Duhet të dominojë ngjyra jeshile e kokrrës, të jenë të pastër dhe të përpunohen menjëherë pas vjeljes. Vaji i përftuar depozitohet në ene inoksi dhe lihet në procesin e dekantimit natyral për një periudhe 3-4 muaj. Pastaj bëhet mbushja në shishe qelqi dhe del direkt në treg.
Karakteristikat organoleptike dhe fiziko kimike: Paraqitet me ngjyrë jeshile, me aromën karakteristike të ullirit. Treguesit fiziko kimike që dalin për sasinë e prodhuar, pasi analizohen në laboratorin e ISUV (Institutit te Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare), paraqiten në kundëretiketën e produktit.
Këshilla e somelierit dhe dietologut: Përshtatet mirë me sallata dhe për gatime për një gamë të gjerë ushqimesh.

Rreth prodhuesit
mezemer icon product
“Kallmeti” Sh.PK është themeluar në vitin 2006. Ky është një biznes familjar i krijuar nga tre vëllezër aksionarë nga fshati Kallmet. Aktivitetet kryesore janë prodhimi dhe tregtimi i tre produkteve: Verë, Raki (distilim rrushi shqiptar) dhe vaj ulliri. Vitin e parë të aktivitetit prodhohen vetëm 5000 litra verë. Që në vitin e parë të aktivitetit kapaciteti prodhues është rritur me rreth 20-30 % çdo vit deri në vitin 2019 dhe më pas duke mbajtur disi një nivel konstant. Cilësia e produkteve është përmirësuar vazhdimisht, falë ekspertizës profesionale enologjike italiane, të ofruar nga Enological Group i ngarkuar nga Prof. Luigi Costantini. Kultivari i rrushit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet rrushi kultivohet në dy rajone, Lezhë dhe Shkodër (Shqipëria në veriperëndim). Kultivari i ullirit është Kallmet, një kultivar i lashtë shqiptar me origjinë nga fshati me të njëjtin emër. Ky varietet ulliri kultivohet kryesisht në fshatin Kallmet dhe fshatrat përreth në rajonin e Lezhës (Shqipëria në veriperëndim). Të gjitha pemët e ullirit të kësaj varieteti janë të vjetra. Një pjesë e këtij varieteti ulliri përdoret rreth 40 % edhe kultivarë të tjerë ndërkombëtarë: Lecino, Frantoio (italisht) dhe Arbequino (spanjisht). Janë rreth 2500 pemë ulliri të të gjitha varieteteve të lartpërmendura në pronësi të Kallmeti L.t.d. Në fshatin Kallmet ka më shumë se 20000 pemë ulliri gjithsej Veraria Kallmeti ka rreth 10 hektarë vreshta në fshatin Kallmet, por gjithashtu blen rrushin Kallmet nga më shumë se 50 vreshtarë të vegjël vendas nga Kallmeti dhe fshatrat përreth.
Lexo më shumë
You may also be interested in...